Tiranë dhe Beograd - 13 Tet 2014
Pritna Serbi! Udhëtimi i skuadrës Kuq e Zi nga Tirana deri te stërvitja në Beograd (Fotogaleri)
Pas ndeshjes me Danimarkën të shtunën e kaluar në Elbasan Arena, skuadra kombëtare shqiptare e futbollit u nis për në Beograd për ndeshjen e parë në histori me Kombëtaren e Serbisë.
Fotoreporteri Gent Shkullaku është duke shoqëruar skuadrën kombëtare Shqiptare në këtë udhëtim legjendar dhe solli këto fotografi.
“Premtojmë se do të bëjmë të gjithë shqiptarët të ndjehen krenarë për ne,” deklaroi para nisjes Lorik Cana.
Kombëtarja Shqiptare nuk u lejua të udhëtojë bashkë me tifozët për në Beograd, por shumë shqiptarë pritet të jenë në stadium për të mbështetur skuadrën e zemrës ndërsa miliona të tjerë do të ndjekin nga larg.
1 Edmond Kapllani, Hamdi Salihi, Orges Shehi, Ermir Lenjani, Lorik Cana dhe Ervin Bulku, në aeroportin e Beogradit, një ditë përpara ndeshjes me kombëtaren e Serbisë, për eleminatoret e euro 2016. Foto: LSA / GENT SHKULLAKU
2 Traineri Giani De Biasi, gjatë nisjës nga aeroporti Nënë Tereza drejt Beogradit. Foto: LSA / GENT SHKULLAKU
3 Andi Lila dhe Emiliano Vila, në Aeroportin Nënë Tereza. Foto: LSA / GENT SHKULLAKU
4 Debatik Curri, Ervin Bulku dhe Lorik Cana, në Aeroportin Nënë Tereza. Foto: LSA / GENT SHKULLAKU
5 Alban Meha dhe Valdet Rama në Aeroportin Nënë Tereza. Foto: LSA / GENT SHKULLAKU
6 Amir Abrashi, Elseid Hysaj dhe Taulant Xhaka gjatë udhëtimit me avion drejt Beogradit. Foto: LSA / GENT SHKULLAKU
7 Forca special të policisë serbe duke shoqëruar skuadrën tonë kombëtare. Foto: LSA / GENT SHKULLAKU
