Barcelona nuk ka të ndalur. Skuadra e Enriques po shkatërron gjithçka çfarë i del përpara. Ata sonte deklasuan Levanten në transfertë me rezultat 5-0.
Edhe në këtë sfidë si në pothuajse të gjitha të tjerat, më i merituari ishte Lionel Messi, i cili shënoi dhe asistoi në dy gola të tjerë. Për Barcelonën shënuan Neymar, Rakitic, Ramirez, Pedro dhe Messi, duke e ngritur kështu Barcelonën në kuotën e 12 pikëve, madje me golaverazh 11:0 pas vetëm katër xhirove të zhvilluara në La Liga. Barça do luaj sërish në La Liga në mesjave dhe do të jetë sërish skuadër mysafire, kësaj radhe ndaj Malagas.